Skip to content

Pas përplasjeve te Ministria e Arsimit, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës dhe nisen drejt Kryeministrisë

54t45t45t

Zhvillimet në kryeqytet kanë marrë një tjetër rrjedhë me lëvizjen e protestuesve në akset kryesore.

Pas tensioneve të njëpasnjëshme dhe momenteve të dialogut me kordonin e policisë, turma masive e protestuesve është larguar nga Rruga e Durrësit.

Sipas thirrjeve të njëzëshme të qytetarëve në shesh dhe raportimeve më të fundit nga terreni, protestuesit kanë nisur një marshim përgjatë rrugëve të Tiranës, duke u drejtuar tashmë drejt godinës së Kryeministrisë.

Lëvizja e turmës po vijon mes thirrjeve dhe mobilizimit të qytetarëve, ndërkohë që forcat e rendit po ndjekin situatën përgjatë itinerarit të marshimit.