Sistemi TIMS në vendin tonë është sulmuar nga sulmi kibernetik i Iranit.

 

Që prej mbrëmjes së djeshme, të gjitha pikat kufitare kanë qenë jashtë funksionit, ndërsa kalimi i qytetarëve është bërë në mënyrë manuale.

 

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Twitter, shkruan se ky është një tjetër sulm kibernetik që vjen nga Irani, duke theksuar se vazhdon puna për të rikthyer funksionalitetin.

 

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

 

Ky sulm vjen vetëm pak ditë pas dëbimit të diplomatëve iranianë nga Shqipëria.

 

Ky vendim i qeverisë erdhi pas sulmit të sistemit qeveritar e-Albania, i cili u mbështet edhe nga ndërkombëtarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re