Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me simpatizantë në Kurbin, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Behar Haxhiut.

Përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një video nga takimi, Meta është shprehur se Behar Haxhiu frymëzon ndryshimin dhe është e vetmja zgjidhje për t’ua kthyer bashkinë bashkëqytetarëve të saj.

Ai tha se në takim kishte edhe shumë socialistë të ndershëm, përfshi edhe ish-Kryetarin e PS-së, Bektash Zenelin, të cilët sipas Metës, janë bashkuar kundër sektit të “Rilindjes”.

Reagimi i Metës:

Pas Pranverës vjen Behari!

Behar Haxhiu frymëzon Ndryshimin në Kurbin dhe është e vetmja zgjidhje për t’ua kthyer Bashkinë të gjithë bashkëqytetarëve të tij pa asnjë dallim.

Ndaj me ne sot në Skuraj ishin edhe shumë socialistë të ndershëm si ish-Kryetari i PS-së, Bektash Zeneli.

Të gjithë kundër sektit të Rilindjes!

Të gjithë për Transparencë dhe Llogaridhënie.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re