Banorët e Labinotit- Fushë kanë regjistruar fitoren e parë sot përballë kompanisë së peshkut Rozafa për të cilën kanë protestuar prej disa javësh.

Banorët janë ulur në një takim kokë më kokë ku ka asistuar kryetari i bashkisë Gledian Llatja, biznesmeni Gjergj Luca dhe kryetari i njësisë administrative.

Në një takim pa prezencën e medias, kërkesë kjo jo e banoreve, por e palës tjetër. Për më shumë se 90 minuta palët kanë  diskutuar ndërsa kanë marrë garancinë e kryebashkiakut Llatja së çdo projekt në zonë do konsultohet me komunitetin.

Banorët kërkuan nga i pari i qytetit që rruga të mos hapet më shumë së 5 metra gjerësi si dhe të merren masa kundër ndotjes nga ana e kompanisë duke marrë dakordësinë e tij. Për të gjitha premtimet e bëra sot para banoreve këta të fundit sqarojnë se do të nënshkruajnë një akt noterial në mënyrë që të zbatohen kërkesat e tyre.

Fitore tjetër sipas banorëve ishte edhe tërheqja e sipërmarrësit Gjergj Luca. Pavarësisht sjelljes agresive të tij në protestën e dy ditëve më parë ku u kujdes të fajësonte bashkinë u ka kërkuar ndjesë banorëve për sjelljen e tij, dukë u premtuar bashkëpunim në të ardhmen.(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re