Skip to content

Pas protestave të opozitës, njoftohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës! Çfarë pritet të diskutohet

Protesta keshilli bashkiak bashkia zjarr molotov opozita perplasja 10

Pas disa protestave të opozitës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës, mësohet se ditën e nesërme më 22 prill është njoftuar se do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës, pas protestave të tyre përpara institucionit.

Gazetari Osman Stafa raporton se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 17:00 dhe se pas mbledhjes do të ketë një prononcim për mediat.

Çfarë ka kërkuar opozita?

Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Brendshëm Financiar, që funksionon për një periudhë 4-vjeçare dhe ka në përbërje të saj përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti tha gjatë ditës së sotme se Komisioni i Brendshëm Financiar ka për detyrë kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.

Teliti theksoi se nuk ka ndonjë arsye për të mos e ngritur këtë Komision, pasi është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.

“”