Futbollisti i Paris Saint-Germain, Neymar, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Klubi ka konfirmuar se tre prej futbollistëve të ekipit janë infektuar me Covid-19, pa publikuar emrat e tyre. Por, mediat franceze L’Equipe, raporton se bëhet fjalë për Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.

Pas humbjes së finales së Champions League ndaj Bayern Munich, të tre futbollistët kanë shkuar me pushime në ishullin spanjoll, Ibiza.

“Tre fubtollistë të PSG, janë konfirmuar pozitivë pas një testi për Sars CoV2 dhe kanë ndërmarrë protokollet e nevojshme mjekësore“, shkruhet në njoftimin e klubit.

Neymar nuk është i pari futbollist me profil të lartë që është infektuar me koronavirus. Më parë u njoftua se futbollisti i Manchester United, Paul Pogba, ishte infektuar me Covid-19./TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re