Bledar Okshtuni, një aktivist demokrat në Kavajë, u plagos në këmbë në nëj zyrë elektorale të PD-së në këtë qytet, i qëlluar nga një person me precedentë kriminalë.

“Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti  për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik  dhe  ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.  

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

 Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Autori është Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, pasi e ka ndërruar mbiemrin.

Nuk dihet nëse ngjarja ka prapavijë politike, por sipas PD-së po.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re