Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Nuk është thirrur kurrë nga organet e drejtësisë as për 21 janarin as për Gërdecitas për skandalet e tjera marramendëse. Ai jo vetëm nuk është pyetur kurrë nga organet e drejtëisë deri më sot por edhe sulmon institucionet e drejtësisë deri në vulgaritet. Unë nuk po bëj këtu prokurorin dhe as gjykatësin por po bëj hapur me zë të lartë pyetjen që bëjnë shqiptarët që kur ndodhi shpallje non-grata.

Kur do t’i hapen petët e lakrorit këtij njeriut që e ka pasur pushtetin në dorë kur kanë ndodhur gjëmat më të mëdha në këtë vend. Nëse është i pafajshëm dhe e thotë nga mëngjesi deri në darkë se SHBA dhe shumë të tjerë i paskan rënë në qafë një plak qlibar, le ta vendosë drejtësia.

Tëhetohet roli i tij në 21 janar dhe Gërdec, të hetohen burimet financiare të djalit të tij që në Amerikëështë bërë personazh librash dhe filmash. Nisen hetime për personazhe dytësore dhe tretësore dhe nuk preken kallëzimet për kryepersonazhin e tragjedive dhe dramave më të mëdha të këtyre 30 viteve që vazhdon sjell vërdallë jetën publike dhe politike shqiptare njësoj si ato filmat e gangsterëve. Kjo nuk e forcon besimin tek drejtësia por e minon.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re