Kryeministri Edi Rama pas Robert Ndrenikës ka arritur të “rrëmbejë” edhe aktoren Tinka Kurti.

Aktorja është shfaqur në spotin e radhës së Edi Ramës. Ajo thotë se Rama ka punuar shumë dhe se i duhet Shqipërisë.

“Kur lumenjt dalin nga shtrati. Kur sëmundja kërcënon jetën tonë.

Kur përballemi me kohët më të vështira. Shqipërisë i duhet Edi Rama.

Ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë. Si askush tjetër,” thotë ajo në videon e Ramës.

Kujtojmë që në spotin e pare të PS pjesë ishte aktori Robert Ndrenika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re