Kryeministri Edi Rama ka prezantuar hapjen e 400 vendeve të reja për punësim në Forcat e Armatosura Shqiptare duke ftuar të gjithë të rinj që t’i bashkohen kësaj thirrjeje. Ky lajm vjen një ditë pas vendimit të qeverisë për rritjen me 7% të pagave të ushtarakëve.

 

 

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://ëëë.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

 

Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Kryeministri Rama ka ndarë dhe linkun ku mund të aplikohet për shtetasit e interesuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re