Skip to content

Pas Rusisë, edhe Irani bllokon Telegramin

Irani nisi një fushatë agresive ndaj aplikacionit popullor të komunikimit Telegram.

Në një qëndrim zyrtar, autoritetet rregullatorë të Iranit thanë se shpërndarja e imazheve dhe videove nuk do të lejohet në Telegram.

Kjo lëvizje e Iranit vjen pak ditë pasi Rusia vendosi të ndalonte përdorimin e këtij aplikacioni.

Zyrtarë të telekomunikacionit thanë tani e tutje i gjithë trafiku duhet të analizohet nga autoritetet.

Besohet se Telegram numëron të paktën 50 milion përdorues në Iran dhe është i preferuar për sigurinë që ofron.

Qeveria Iraniane prej kohësh ka kritikuar Telegram duke thënë se fshihej pas shumë protestave anti-establishment. /