Bjellorusia po përgatit një sulm ajror në Ukrainë, kështu shkruajnë mediat ukrainase.

Sipas tyre, burime të besuara të gazetarëve të opozitës bjelloruse informojnë se njësitë e forcave speciale bjelloruse po përgatisin sulme ndaj Kievit dhe Zhytomyrit.

Sipas mediave ukrainase, Bjellorusia po fillon një pushtim të Ukrainës me forcat e veta.

Bjellorusia e kishte sulmuar sot tashmë Ukrainën: ajo lëshoi një raketë nga territori i Bjellorusisë nga avioni TU-22 në Kiev – raportoi shefi i ushtrisë Zaluzhnyi.

Qendra e Ukrainës për Strategjitë e Mbrojtjes konfirmon informacionin e gazetarëve të opozitës bjelloruse se Lukashenka do t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës.

Nga ana tjetër BBC raporton se Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka folur me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, por nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë është diskutuar.

Rusia tha se një delegacion kishte mbërritur në Bjellorusi, për bisedime me Ukrainën dhe i la afat kësaj të fundit të përgjigjej.

Zelensky e hodhi poshtë ofertën duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Por ai tha se mbetet i hapur për negociata në vende të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re