Ambasada e SHBA-së ka bërë një reagim të fortë ku mbështet punën e SPAK teksa në mesazhin e saj lë të nënkuptohet te oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit janë kërcënuar në kryerjen e punës së tyre.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me fōrcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, shkruhet në reagimin e SHBA-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re