Zyrtarët evropianë janë afër vendimit që dhe BE do të emërojë një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, duke pasuar pra të njëjtin veprim të SHBA.

Propozimi ka qenë në diskutim për disa muaj, pasi Shtetet e Bashkuara i informuan se kishin planifikuar që të emëronin të dërguarin e tyre për rajonin, që ishte pra Matthew Palmer, Zv/Ndihmës i Sekretarit të Shtetit.

Theksohet se, nëse vendoset një i dërguar special, shefi i tij do jetë Josep Borrell, i emëruar Përfaqësues i Lartë për politikën e Jashtme të BE-së dhe se vendimi mund të shpallet pas konfirmimit të tij zyrtar në Parlamentin Evropian.

Gjithashtu, nuk është marrë asnjë vendim nëse ai do të jetë “i dërguari” do të jetë i tillë për të gjithë Ballkanin apo nëse misioni i tij do të lidhej vetëm me dialogun e ardhshëm Beograd-Prishtinë.

“Disa vende dëshirojnë që BE të ketë një njeri në terren, i cili do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me Palmerin, dhe disa vende besojnë se nuk ka nevojë të nxitohet për të gjetur një zgjidhje dhe se marrëdhënia aktuale e BE është e mjaftueshme për të vazhduar dialogun për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, thuhet në një shkrim për rastin në fjalë.

Si kujtesë, gjatë vitit të kaluar për shkak të veprimeve të Kinës dhe Rusisë, Ballkani Perëndimor është bërë më i rëndësishëm për zyrtarët evropianë, dhe Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, tha se nëse BE nuk angazhohet më shumë në rajon, mund të jetë disa të tjerë që ta bëjnë këtë gjë”.

Edhe më specifik se ai ishte Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Zgjerimin, duke theksuar se Evropa nënvlerësoi veprimet e Kinës dhe mbivlerësoi aktivitetet e Rusisë në rajon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re