Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Zvicra ka ndërprerë ndihmat për Shqipërinë, në një përpjrkje për të rishikuar shpenzimet e saj.

Ministria e Jashtme e Zvicrës njofton se qeveria ka vendosur të ndërpresë programet e ndihmave për zhvillim, që prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian. Kjo, pasi parlamenti zviceran vendosi të miratojë më pak fonde për ndihmën e huaj sesa kishte kërkuar qeveria.

Agjencia “Swiss Info” thotë se, Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë Franga zvicerane nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë Franga zvicerane nga plani financiar për vitet 2026 deri në 2028.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko