Skip to content

Pas sherrit, goditet me thikë një person në Pogradec

ambulancaaa

Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të Mokrës.

Mësohet se i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në shpatull ndërsa policia është drejt vendit të ngjarjes.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale. Priten detaje të tjera në vijim.