Subscribe
Kohët e fundit, moderatorja Einxhel Shkira ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas reagimit të saj të ashpër ndaj një deklarate të aktorit Albano Bogdo, i cili u shpreh se kishte përzënë të dashurën nga shtëpia, në orët e vona të natës. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Einxhel sqaroi se nuk ka patur asnjë ‘sulm’ personal ndaj aktorit dhe se as atë e as partneren e tij nuk i njeh. “ Nuk ndodh kurrë që dikush të më nxjerri nga shtëpia në orën 2 të natës. Nuk e njoh Albanon, nuk e njoh as partneren, dhe s’kam asgjë personale. M’u duk pak e tepërt të nxjerrë vajzën nga shtëpia dhe mendon që jemi të famshëm dhe personi tjetër mos ketë dëngla.Nuk më ka ardhur asnjë mesazh, as reagim. Nuk kam asgjë personale me të dhe kemi një obligim të japim një mesazh ,si personazhe publikë dhe nuk duhet të bëjmë dëngla. Por personi tjetër që hyn në shtëpi me mua është i barabartë. Uroj që të jenë mirë dhe nuk jam unë ish e dashura”, sqaroi Einxhel pas keqkuptimeve se ajo ishte ish e dashura e aktorit. Moderatorja ka treguar gjithashtu se ka qenë në dyshime për ditë me radhë nëse ishte e prekur ose jo me Covid-19 si dhe për të ardhmen e saj në televizion. “Që me datë 9 mars jam e izoluar. Kam dal pak më vonë kur u qetësua situata. 3-4 javë nuk lëviza, kisha dyshime se mos isha infektuar. U alarmova dhe nuk lëviza nga shtëpia, se mos jua ngjisja njerëzve. Unë isha keq, 4 ditë nuk më zgjati shumë. Kisha frikë dhe familjarët nuk e dinin. Më erdhi keq që ishin ditët që nuk lëviznin as prindërit dhe kisha frikë dhe ankth, sepse isha dhe pak vetëm. “Isha në një emision sporti them isha, sepse është i varur nga futbolli.Puna nuk më ka munguar shumë, por më ka munguar rroga”, u shpreh moderatorja.