Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për Panorama TV ka treguar detaje në lidhje me incidentit e ndodhur në  qendrën e votimit pranë shkollë 9-vjeçare ‘Neim Babameto’, Durrës mes mbështetësve të PS dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Osmani tha se personat e paautorizuar janë larguar nga policia, por pas largimit të forcave këta të fundit janë rikthyer sërish në ambientet e qendrës së votimit.

“Qytetarët janë drejtuar për të votuar masivisht në Durrës. Në këtë shkollë ndodhi dhe incidenti, ku personat e paautorizuar kanë mbushur korridoret e ambientit. Nuk kanë pasur asnjë mjet identifikues, ku në përplasje ndërhyri dhe policia duke i larguar. Por pas largimit të policisë këta persona janë rikthyer sërish dhe janë vendosur në ambientet të jashtme, edhe pse kreu i KQZ urdhëroi që nuk lejohet. Këta persona qëndrojnë për orë të tëra aty, ku koalicioni ‘BF’ ka denoncuar se në këtë qendër kanë ardhur zyrtarë të lartë të PS. Ku palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situata aktualisht është se ende ka persona të paautorizuar brenda”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re