Qeveria ka dërguar ditën e sotme në presidencë propozimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.

Propozimi sipas presidencës ka mbërritur në këtë institucion rreth orës 14:00 të së hënës.

“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, ka njoftuar presidenca.

Presidenti ka afat deri në 7 ditë për t’u shprehur në lidhje me këtë propozim.

Balla pritet të zëvendësojë në postin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin, i cili u shkarkua pas terrorit të Rrajave në Fushë Krujë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re