Pas shkarkimit të Nokës, Basha le në “duar cilësore” Komisionin e Sigurisë

flamur-noka-1-564x354.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Partia Demokratike ka depozituar kërkesën në Kuvend ku parashikon zëvendësimin e Flamur Nokës me Ferdinand Xhaferrin në postin e zëvendëskryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Flamur Noka u shkarkua nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë 3 ditë më parë, pas debateve në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së.

Në arsyen e këtij shkarkimi, kreu demokrat Lulzim Basha, argumentoi “shndërrimin e mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena, duke dëmtuar interesin e PD-së dhe duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar, që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë