Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik në Këlcyrë ku duke i ikur policisë, një mjet me klandestinë doli nga rruga dhe për pasojë humbën jetën drejtuesi shqiptar Edison Bregaj dhe 7 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se janë identifikuar dhe 3 viktimat, të cilët ishin pakistanezë, ndërsa po punohet për identifikimin e të tjerëve.

Ndërkohë pas ngjarjes janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e linjës së trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re