Ditën e nesërme është parashikuar të nis procesi i vaksinimit në qytetin e Fierit.

Fillimisht do të bëhet vaksinimi i mjekëve të spitalit Rajonal dhe më pas do të vijojë në Shtëpinë e të Moshuarve të qytetit.

Në këtë mënyrë Fieri bëhet qyteti i tretë pas Shkodrës dhe Vlorës të cilat i bashkohen Tiranës në procesin e vaksinimit të popullatës.

Prioritet pas mjekëve dhe infermierëve do të kenë pensionistët në shtëpitë publike ose private të të moshuarve, ka bërë me dije ministrja Ogerta Manastirliu disa ditë më parë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re