Banesa e Klodian Gjokës në Korçë ka marrë zjarr për shkak të shpërthimit të një bombule gazi.

 

Si pasojë e kësaj, policia bën me dije se Gjoka ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Korçë/Informacion paraprak

 

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re