Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Lajmi bëri bujë në mediat ndërkombëtare, si dhe u komentua gjerësisht nga italianët si një shuplakë për vendet e pasura të BE-së, që nuk iu gjendën pranë Italisë.

Por vetëm dy ditë më pas, një shtet i BE-së ka vendosur t’i vijë në ndihmë Italisë.

Polonia ka dërguar në Itali tre ekipe emergjencash, të përbërë nga 15 mjekë në total.

“Polonia qëndron krah Italisë edhe në këtë betejë, ashtu siç ka qenë përherë në histori”, thuhet në një letër të Ambasadës polake në Romë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re