Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se po ndihet mirë, teksa po lufton me koronavirusin. Numri një i Amerikës është dërguar në spital ushtarak, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, një ditë më parë.

“Mjekët, infermierët dhe të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore “Walter Reed”, dhe të tjerët nga institucionet tjera të mahnitshme që i janë bashkuar atyre, janë të mrekullueshëm! Përparim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë 6 muajve të fundit në luftën kundër këtij virusi”, ka shkruar Trump, në Twitter, në mbrëmjen e së shtunës.

“Me ndihmën e tyre, po ndihem mirë!”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter.

Mjeku i presidentit, Sean Conley, tha të shtunën përmes një konference për media nga spitali ku po trajtohet presidenti, se ai deri më tash është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

“Këtë mëngjes presidenti është në gjendje mjaft të mirë”, tha Conley.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re