Skip to content

“Pas shumë fyerjesh personale, objektivi u arrit”- Artan Fuga: Nesër në Komisionin e Medias, do të jap kritikat për ndryshimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave






Akademiku Artan Fuga ka njoftuar se ditën e nesërme do të jetë i ftuar në Komisionin e Medias për të dhënë mendimet dhe kritikat në lidhje me amendamentet për ndryshimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave.

Ai thekson se pas shumë përpjekjes dhe presionesh për t’i mohuar të drejtat qytetare, objektivi i tij është arritur.

Fuga shton se do të shfaqë qëndrimin e tij për një Akademi Shkencash në rolin e vet për të mos u pajtuar me ndërhyrjet politike.

Deklarata e Artan Fugës

Njoftoj se jam ftuar zyrtarisht nga ana e Komisionit të medias dhe edukimit të Kuvendit të Shqipërisë nesër, e hënë, datë 10 korrik 23, ora 10 e 30, për të dhënë mendimet, kritikat dhe sugjerimet e mia përballë amendamenteve të propozuara për ndryshimin e Ligjit në fuqi mbi Akademinë e Shkencave, cilat synojnë të ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes të drejtuesve të kësaj Akademie!

Pas shumë përpjekjesh, por edhe presionesh, përpjekjesh për të më mohuar të drejtat qytetare, pas shumë fyerjesh personale, duket se objektivi u arrit!

Qetësisht, por me vendosmëri, me respekt për deputetët, por pa u konformuar me asgjë që shkel ligjet, kritik, por pa asnjë sulm personal, larg meje kjo edukatë, do të shfaq të gjithë qendrimin tim për një Akademi Shkencash në rolin e vet, për të mos u pajtuar me ndërhyrje politike në emër të kontrollit të akademikëve nga politika, si edhe për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim personal dhe të Akademikut si nocion!

“”