Përderisa vazhdojnë operacionet e ushtrisë së Azerbajxhanit për të çliruar tokat e tyre të pushtuara nga Armenia, pas shumë vitesh është dëgjuar edhe ezani i parë në vendbanimet e çliruara në rajonin e Malësisë së Karabakut.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ndërsa Armenia që atëherë ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave të Azerbajxhanit, madje edhe duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re