Këshilli i Bashkisë së Kukësit është mbledhur këtë të premte jashtë radhe për të mandatuar nënkryetarin në vend të ish kryetarit të zgjedhur të bashkisë Safet Gjicit.

Në këtë mbledhje këshilli vendosi për të mandatuar nënkryetarin e bashkisë Granit Gjana si ushtrues i detyrës së kryebashkiakut pas skandalit të ish kryetarit të zgjedhur Safet Gjici.

Në nisje te mbledhjes kryetari i këshillit Albert Muna e cilësoi të rëndë situaten dhe gjestin e ish kryetarit Gjici duke kërkuar nga këshilltaret dhe administrata e bashkisë përpjekje për të kapërcyer dhe punuar për qytetaret.

Nga ana tjetër, Fasli Fasli Germizi, këshilltar i koalicionit Bashkë Fitojmë tha se ky këshill nuk ka asnjë moral për tu mbledhur e marrë vendime. Në mbledhje gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun, Pandeli Majko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re