Një familje në Tufinë në Tiranë kërkon ndihmë pasi i rrezikohet shtëpia. Për shkak të reshjeve të një nate me parë ka pasur rrëshqitje dheu nga një kodër ngjitur me shtëpinë.
Vetë kryefamiljari Besnik Selmani ka komunikuar me “BalkanWeb” duke kërkuar ndihmë. Ai tha se familja e tij me katër anëtarë e ka kaluar natën jashtë sepse ndiheshin të rrezikuar.
“Mbrëmë fëmijët kanë fjetur jashtë sepse një masiv dheu ka zënë hyrjen e banesës. Kemi kontaktuar emergjencat civile si dhe bashkinë por kemi marrë përgjigje negative. Ju lutem na ndihmoni”, apelon kryefamiljari.
Ai thotë se rrëshqitja mund të vazhdojë ende dhe të zërë të gjithë shtëpinë, ndërkohë që vetë e kanë të pamundur të ndërhyjnë.