Pas sulmit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një shkollë në Florida, ku mbetën të vdekur 17 nxënës, personazhe të famshëm kanë bërë thirrje për kontroll më të rreptë të armëve.

Në mesin e tyre është edhe Kim Kardashian, e cila në rrjetin social Twitter i ka bërë thirrje Kongresit që të mbrojë amerikanët nga dhuna e pakuptimtë nga armët.

Fëmijët tanë ua lëmë në dorë mësuesve tanë që t’i mbajnë të sigurt derisa të jenë në shkollë. Lutjet nuk arrijnë ta bëjnë këtë, aksioni e bën. Kongres ju lutem bëni punën tuaj dhe mbrojini amerikanët nga dhuna e pakuptimtë nga armët”, shkruan Kardashian.

Adoleshenti që i mori jetën 17 personave në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë dhe u arrestua një orë pas masakrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re