Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel për dialogun mes dy shteteve. Bisedimet nuk i cilësoi të lehta, por theksoi se do të vazhdojnë të mërkurën e javës së ardhshme në nivel teknik.
“Bisedimet me palën kosovare nuk ishin të lehta. Diskutuam me Hotin për të zhdukurit dhe ekonominë. Do vazhdojmë bisedimet të mërkurën në nivel teknik”, tha Vuçiç.
/faxweb
