Selia e Partisë Demokratike ka pritur mjaft mysafirë këtë të enjte. Pjesa më e rëndësishme e tyre padyshim që kanë qenë ndërkombëtare, duke filluar me ambasadorin gjerman e më tej ai britanik, me të cilët kryeopozitari Basha diskutoi detaje të Reformës Zgjedhore.
Pas konsultimeve me ta, Basha rezervoi takime me aleatët, për të detajuar propozimet për Reformën, e mbi të gjitha ato për të cilat edhe diplomatja amerikane Yuri Kim, Soreca dhe Norman kanë qenë dakord.
Por ajo që bëri përshtypje ishte dora e fashuar e Monika Kryemadhit, e cila edhe pas daljes nga zyra e Bashës ka vijuar bisedat me Vasilin dhe Idrizin në oborrin e selisë së PD.