Ambasada Amerikane ka përgëzuar punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Pas një takimi të organizuar mes të dërguarit David Wisner, zyrtarëve të Ambasadës dhe Kryeprokurorit të Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorëve të tjerë të SPAK-ut dhe hetuesve të NBI-së, ambasada shkruan se “SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.”

Postimi i Ambasadës Amerikane:

SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re