Presidenti Bajram Begaj në një konferencë për mediat me homologun e tij polak, Andrzej Duda tha se Polonia ka qenë mbështetje për vendin tonë në çeljen e negociatave me BE-në.

Begaj tha se bashku me presidentin Duda janë dakortësuar që të ketë më shumë shkëmbime të studentëve mes dy vendeve.

Ndër të tjera ai tha se duhet dhënë mbështetje për Kosovën që të anëtarësohet në NATO, i cili do të ishte një hap i madh për rajonin pas agresionit rus në Ukrainë.

“Dhjetëra studentë shqiptarë janë arsimuar në Poloni, ramë dakord të kemi më shumë shkëmbime mes universiteteve. Polonia ka mbështetur Shqipërinë, për çeljen e negociatave dhe samiti i  ardhshëm do të ketë mbështetjen e Polonisë. Sot sfidat dhe interesat janë të njëjta, shpreha mirënjohjen që Polonia ka dhënë për stabilitetin dhe paqen, ka qenë e para që njohu pavarësinë e Kosovës. I kërkova ndikimin e tij për një vlerësim të autoriteteve polake dhe lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, përtej pranisë ushtarake në rrethanat aktuale ky do ishte një hap i madh. Kërkova mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Një vëmendje të madhe i kushtuam dhe sfidës në Ukrainë pas agresionit rus, vlerësova rolin e Polonisë në përballimin e valëve të emigrantëve dhe qëndrimet e qarta të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re