Presindeti Ilir Meta është takuar sot në ditën e Europës, me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Pas këtij takimi, Meta i është përgjigjur thirrjes së bërë nga kryeministri Edi Rama, po gjatë konferencës me ambasadorin.

“Jam plotësisht i përkushtuar për të marë përgjegjësitë e mia në këtë proces si President i Republikës, dhe u bëj thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre për një përparim të besueshëm e të qëndrueshëm në secilin prej 15 kushteve”, është shprehur Meta në një postim në “Facebook”.

Mesazhi i plotë i presidentit Meta:

Kënaqësi të takohesha sot në Ditën e Europës me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, zotin Luigi Soreca.

70-vjet pas Deklaratës së Shumanit Bashkimi Europian mbetet projekti më frymëzues. Fuqia e tij buron nga vlerat themelore të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit.

Shqipëria është sot një vend kandidat i Bashkimit Europian, që gëzon përkrahjen më masive e të palëkundur të qytetarëve në procesin e saj të integrimit.

Nuk duhet humbur asnjë minutë për të zbatuar me shpejtësi të gjitha kushtet për nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit, duke u përqendruar tek ndërtimi i një demokracie funksionale dhe sundimi i ligjit, sikundër theksoi dhe deklarata e Zagrebit.

Jam plotësisht i përkushtuar për të marë përgjegjësitë e mia në këtë proces si President i Republikës, dhe u bëj thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre për një përparim të besueshëm e të qëndrueshëm në secilin prej 15 kushteve.

Për Shqipërinë Europiane!

Sëbashku më të fortë!

Deklarata e Edi Ramës:

Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, të japim një kontribut ët gjithë, secili me barrën e tij, e qeverisë është më e madhja dhe ne do ta mbajmë, e do ta mbajmë me sukses”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re