“Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë! Urime!”, është ky mesazhi që ka përcjellë në orët e vona të mbrëmjes ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi, duke e shoqëruar atë me një foto ku ndodhet një pjesë zyrtarësh të qeverisë  Haradinaj me në krye Limajn, si dhe kryeministri Rama e ministri i Diasporës Majko.

Ky lajm, siç shihet, përcillet nga një ambient jo zyrtar e një takim gjithashtu jo zyrtar, dhe për më tepër jo nga ministri i linjës, por në orët në vijim pritet të sqarohet gjithçka.

Nëse Haradinaj e Rama vendosin heqjen e ço takse mes Shqipërisë dhe Kosovës, ky do ishte një tjetër hap kurajoz që vjen pas atij të taksimit të produkteve serbe, që pothujase u kanë ndalur rrugën që të shkojnë drejt drejt tregut kosovar, duke çuar drejt një shprishjeje të një tregu që funksiononte prej vitesh.         

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re