Pas përplasjeve me deputetët e opozitës, Komisioni i Ekonomisë gjeti si rrugëzgjidhje mbledhjen online, për t’i mundësuar ministrit të Financave, Ervin Mete prezantimin e buxhetit.

Në fjalën e tij, ministri Ervin Mete prezantoi prioritetet e buxhetit 2024.

Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa në përfundim kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi u shpreh i keqardhur për opozitën, e cila nuk po mundëson pjesëmarrjen e saj.

“Ndjej keqardhjen që koleget e opozitës nuk ishin të pranishëm dhe një pjesë e tyre nuk po i mundësojnë që të luajnë dhe ata rol për atë pjesë të shqiptarëve që përfaqësojnë”, tha Shalsi.

ÇFARÊ NDODHI SOT NE KUVEND?

më herët ditën e sotme, mbledhja u ndërpre pasi deputetët e grupit parlamentar të PD kërkuan që të marrin pjesë si dëgjues, gjë që u refuzua nga drejtuesja e Komisionit Lindita Nikolla.

Gazment Bardhi i ka bllokuar rrugën kryeparlamentares Lindita Nikollës brenda Kuvendit, pasi keta te fundit nuk u lejuan te merrnin pjese ne seancen ku u paraqit projektbuxheti i 2024.

“Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara. Kryetare ky është Parlamenti?”, iu drejtua ai Nikollës, teksa ajo po zbriste shkallët e Kuvendit.

Por teksa kryetarja e Kuvendit tentoi të largohej dhe të futej në zyrën e saj nuk është lejuar.

“Dale një sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?”, iu drejtua Bardhi, ndërkohë Garda ka ndërhyrë.

“Është Parlamenti i popullit”, iu kthyer Lindita Nikolla.

“Është Parlamenti i popullit, jo vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord Të të vijë turp të të vijë”, iu drejtua Gazment Bardhi.

Pas kreu i Grupit të opozitës i bllokoi rrugën, kryeparlamentarja nuk hyri në zyrë por u largua.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re