Pas përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, Sali Berisha dhe Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi kanë thirrur një mbledhje urgjente në Kryesinë e Kuvendit.

Mësohet se mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, do të mbahet në orën 12:00.

Njoftimi

Te nderuar kolegë, Sot në orën 12:00, ne sallën e grupit parlamemtar ne Kryesine e Kuvendit, do të zhvillojmë një mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar.

Kujtojmë se sot seanca plenare u zhvilluar mes flakadanëve, tensioneve dhe më grumbuj karrigesh pranë foltores.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita bllokoi Kuvendin për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës, si dhe morën karriget deputetëve, përfshirë edhe atyre të PS, dhe i grumbulluan në foltoren e Kuvendit.

Parlamenti nisi punimet në kushte të pazakonta, ndërkohë që deputetët e mazhorancës qëndruan në këmbë gjatë gjithë seancës ku u votuan një sërë projektligjesh.

Gjatë votimit, deputeti demokrat Ervin Salinaji ka hedhur tymuese blu nga foltorja e Kuvendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re