Dy ditë më parë Gjykata Speciale dha njoftimin se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, të cilët i akuzon për krīme lufte.

Zhvillimet e fundit kanë sjellë reagime të shumta në skenën politike të Kosovës, por jo vetëm.

Ndërkohë vetë Presidenti Thaçi ka reaguar vetëm përmes një fotoje të UÇK, të cilën e publikoi dje në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, së fundmi të njëjtën gjë ka bërë edhe djali i tij Endrit Thaçi.

Në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka publikuar një fotografi të babait të tij të veshur me uniformën e ushtrisë dhe përkrah tij Kadri Veseli, gjithmonë duke vënë theks te UÇK- ja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re