U desh gjithashtu kohë për të pritur daljen e parë publike të Donald dhe Melania Trump që nga humbja në zgjedhjet presidenciale. Në Ditën e Veteranëve, presidenti në ikje u beri homazhe veteranëve ushtarakë amerikanë. Trump vizitoi Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare Arlington, Virginia.

Në një kohe me reshje shiu Donald Trump ndaloi për disa minuta para një kurore madhështore me lule për te nderuar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Në krah të tij, gruaja e tij Melania Trump. “Në krah të tij” sa për të thënë. Në fakt, Zonja e Parë mbërriti krah për krah me një ushtar. I riu me uniformë shoqëroi Melanian rreth varrezave. Donald, në një distancë të sigurt, dukej i zymtë. Sigurisht, Dita e Veteranëve nuk është një festë e lehtë. Nëse shtojmë edhe humbjen elektorale në favor të Joe Biden, të cilin Trump nuk e ka njohur ende, mund të konkludojmë se këto nuk duhet të jenë ditë të lumtura për manjatin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, po rriten zërat se Melania Trump është afër divorcit nga burri i saj. Sipas burimeve të brendshëm, në fakt, Zonja e Parë po numëron ditët që e ndajnë nga fundi i mandatit presidencial për t’i dhënë Donald Trump ndarje te mirë.

Thuhet se ajo mund te kete bere gati valixhet tashmë, e gatshme të kthehet në New York dhe t’i jape lamtumirë Trump, pas 16 vitesh pranë tij. Paraqitja e saj në krahun e ushtarit në vend të burrit të saj është vetëm një konfirmim i thashethemeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re