Ish-kryeministri Sali Berisha në dalje të Kuvendit i është përgjigjur interesimit të gazetarëve ku ka folur për Lulzim Bashën dhe një hetimi të mundshëm nga SPAK-u për të cilin Rama në Kongresin e PS i bëri thirrje Drejtësisë që të reagojë pas shpalljes “Non Grata”.

Gazetarja e Fax News: A e keni frikë nga SPAK?
“Asgjë mbi tokë nuk i druhem unë, sepse kam kodin tim të pathyeshëm. Kjo është panciri i Sali Berishës”, tha fillimisht ish-kreu i demokratëve.

Gazetari: Keni thirrje për SPAK që ta hetojë Bashën?
Sali Berisha: “Po bën shaka? A nuk ia mbylli SPAK dosjet, ata mbyllin dosjet, unë të kërkoj që t’i hapin sërish, të lutem shumë. Ata vetë ia mbyllin, madje edhe Rama e ka thënë, SPAK është krijesa e Partisë Socialiste”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re