Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri këtë të mërkurë ka shkuar në 12.

Në 24 orët e fundit nga 43 analiza të kryera në total, kanë rezultuar dy persona pozitiv.

Tashmë vatrat e infeksionit kanë shkuar në 4.

28 vjecari banues në “Irfan Tomini” ishte rasti I parë i evidentuar me COVID-19 bashkë me babain e tij.

I riu kishte qëndruar disa kohë në Itali para se të kthehej në 26 shkurt nga pika kufitare e Muriqanit.

Disa njere të afërt të tij janë infektuar gjithashtu.

Vatra e dytë është 31 vjecari nga Tirana që kishte qëndruar në Milano vetëm 1 ditë.

Vatra e trete është e moshuara nga Durrësi. Ajo kishte pasur problene shendetësore që në Itali por vetëm pasi u bë keq iu drejtua spitalit të Durrësit.

Vatra e katërt tashmë është bërë një I moshuar nga Lushnja.

Edhe ai ishte kthyer nga Italia pak kohë më parë. Autoritetet shendetesore thanë se po gjurmojnë të gjithë kontaktet e mundshme të këtij personi në Lushnje për të kuptuar nëse kanë nevoje për vetekarantim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re