Skip to content

Pas Tiranës edhe në Shijak ndërpritet procesi i numërit të votave

4d1ea8b2 31b6 40f4 96a4 86e5ee52a7b9 800x450 1.webp

Pavarësisht urdhrit për të mos e ndërprerë numërimin duket se lodhja e komisionerëve ka bërë që në Tiranë dhe në Shijak të ndërpritet për pak kohë numërimi i votave për kryebashkiak.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se komisionerët e Shijakut kanë marrë disa orë pushim për të vijuar në orën 10:00 sërish me numërimin e votave ku duket se kryeson kandidati i Partisë Socialiste.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani nga 54 bashki janë numëruar 24, ku kryeson Kandidati i Partisë Socialiste, Elton Arbana, i cili pritet të rikonfirmohet në krye të bashkisë.

Arbana ka siguruar deri më tani 70.35% të votave krahasuar me kundërshtarin nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Rezeart Tusha me 29.65 % të votave.