Gjykata ka pezulluar garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Vendimi vjen menjëherë pasi u pezulluan zgjedhjet edhe për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë. Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, ishin parashikuar të mbaheshin në datën 2 mars.

Kandidatë për kreun e FSHF-së, janë Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova. Shkak, për këtë lëvizje është bërë shyqrtimi i akuzave per manipulime.

Kujtojmë që kërkesa për një vendim të tillë, është bërë më herët nga ana e bashkisë së Tiranës.

Vendimi i marrë:

1. Pezullimin e efekteve juridike te Vendimit nr. 1, date 10.1.2022, te Komisionit te Verifikimit te FSHF-se, si dhe çdo veprimi apo akti tjeter te dale ne zbatim te ketij vendimi, per realizimin e mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme Zgjedhore te FSHF-se te dates 02.03.2022, deri ne zgjidhjen e konfliktit me nje vendim te formes se prerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i vecantë ne Gjykaten e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit te vendimit të arsyetuar.

Mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe presidentit të FSHF-së Armando Dukës, prej javësh tashmë duket sikur është hapur një “luftë” në distancë. Publikimi i përgjimeve ku Veliaj, shfaqej duke u bërë presion anëtarëve të shoqatës Rajonale të Fubtollit në mënyrë që këta të fundit të mos votonin për Dukën, u bë shkak i përplasjeve të vazhdueshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re