Prej 3 javësh në luftë me Covid-19, ndërsa dita e djeshme ka qenë vendimtare për fatin e tij. Është ndarë nga jeta nën/koloneli me 30 vite eksperiencë në Forcat e Armatosura, Ndrec Përkeqi, në moshën 55-vjeçare. Trupi do të prehet këtë të Diel në Laç ku jetojnë prindërit e tij.

I ardhur nga Selita në Mirditë, ai ka shërbyer në një sërë strukturash, ndërsa jetonte me qera në Tiranë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, për të cilët të njohurit e tij thonë për Fax News, se mbeten në mes të 4 rrugëve.

Me një sërë trajnimesh brenda vendit por edhe në Turqi, Përkeqi ka spikatur në të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë që ka marrë. Ai ka shërbyer në FA që prej vitit 1988 duke nisur në Peshkopi, Laç dhe Tiranë, por karriera e gjatë dhe profesionalizmi i lartë i kanë shërbyer me sa duket vetëm për të lënë respekt tek miqtë, të njohurit dhe bashkëpunëtorët, ndërsa përcillët për në banesën e fundit pa mundur dot t’iu lërë fëmijëve (një vajze dhe një djali), dhe bashkëshortes një çati mbi kokë.

Përkeqi nënkolonel aktiv në Ushtri (Ministrinë e Mbrojtjes), ka ndërruar jetë në Spitalin COVID-2 pas 3 javësh luftë me koronavirusin. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re