Me votat e 41 deputetëve, nga gjithsej 81 në Parlamentin e Malit të Zi, u zgjodh Qeveria e re e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq. Qeveria e re malazeze është e para që prej tri dekadash është formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, që u mund në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti. Në zgjedhjet e 30 gushtit, kryeministri i sapozgjedhur, si një person jopartiak, ishte bartësi i tri koalicioneve që fituan pushtetin, i cili përbëhet kryesisht nga Fronti Demokratik Pro-Serb. Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapiq, njoftoi para betimit, se Qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë. “Ne, të gjithë duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, që qytetarët të ndihen më mirë dhe që Mali i Zi të transformohet në çdo kuptim. Kjo qeveri do të jetë shërbyese vetëm e qytetarëve. Kjo është Qeveria e viktimave, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar më të mirën e përbashkët. Të gjithë ministrat janë gjithashtu viktima për të gjithë. Ne gjendemi në një situatë ku çdo ditë është e çmuar. Gjëja më e rëndësishme është që fitorja e 31 deputetëve u shpreh sot, dhe kjo është fitorja e njerëzve dhe qytetarëve. Përjetoni këtë si një masë të së ardhmes sonë të re, “tha Krivokapiq para votimit. Qeveria e re do të ketë një nënkryetar dhe 12 ministra. Qeveria e re u mbështet nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA. Kundër qeverisë së re ishin partitë opozitare DPS, Socialdemokratët, Partia Social-Demokrate, dy parti kombëtare shqiptare dhe Partia Boshnjake. Gjatë debatit përgjatë tri ditëve, kritika të shumta u bënë nga opozita ndaj programit dhe përbërjes së qeverisë së re dhe vetë kryeministrit, por edhe nga pjesa dominuese e shumicës parlamentare, e cila votoi pro-kabinetit të Krivokapiq. Partitë e opozitës vlerësuan se Qeveria Krivokapiq është teokratike, e përbërë në Kishën Ortodokse Serbe (SOC), qe është monoteiste dhe mono-etnike, se nuk është qeveri e ekspertëve ose evropiane.

Ministrat e rinj janë figura jopartiake.

Synimi i Krivokapiqit ishte të krijonte një qeveri të ekspertëve që do të përballej me problemet e akumuluara në Malin e Zi – duke e trajtuar gjendjen me COVID-19 dhe duke u përballur me pasojat e krizës ekonomike. Duke ulur numrin e ministrive në 12, kryeministri paralajmëroi racionalizimin e administratës shtetërore. Shumica e ministrave janë të rinj me arsimim të lartë, relativisht të panjohur për publikun e gjerë, të paktën gjysma e të cilëve janë afër Kishës Ortodokse Serbe. Me sugjerim të Kishës Ortodokse Serbe, Krivokapiqi ishte në krye të listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e cila dominohet nga Fronti Demokratik Pro-Serb.

Qeveria e re të vazhdojë punën në interes të qytetarëve

Qeveria e re duhet  në mënyrën më të mirë, duke shfrytëzuar kapitalin njerëzor duhet të punojë në të mirë të përbashkët të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, ka theksuar kryeministri Zdravko Krivokapiq , duke shtuar se formimi i Qeverisë së re të tillë është e vetmja rrugë e drejtë për Malin e Zi në këtë moment. Ai  është takuar me ish kryeministrin Dushko Markoviq dhe në këtë mënyrë zyrtarisht e ka filluar mandatin  në krye të Qeverisë së re. Bashkëbiseduesit , siç është kumtuar nga Qeveria , kanë biseduar për ambientin ndërmjet zgjedhjeve të dy qeverive , të cilin e ka karakterizuar kriza shëndetësore, si dhe situata ekonomike, duke konstatuar se duhet të ruhet cikli investues dhe të përmirësohet standardi i qytetarëve. Krivokapiq është falënderuar për qasje konstruktive dhe ka vlerësuar si të frytshme takimet e dikastereve të cilat i kanë paraprirë formimit të Qeverisë së re. Ai ka theksuar se formimi i një Qeverie të tillë është e vetmja rrugë e drejtë për Malin e Zi në këtë moment. Markoviq e ka informuar kryeministrin e ri për realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturë , me theks të veçantë në zhvillimin e rajonit verior. Ai ka theksuar se detyra më e rëndësishme e Qeverisë së re është që sa më parë të miratojë buxhetin me qëllim që të ruhet momenti zhvillimor dhe të sigurohet funksionimi pa pengesë i sistemit në tërësi.

Gjukanoviq: Qeveria e re nuk është Qeveria e parë demokratike

Presidenti i Malit të Zi , Millo Gjukanoviq i ka hedh poshtë si të pa argumentuara , vlerësimet se Qeveria e re e Malit të Zi është Qeveria e parë demokratike, duke shtuar se qëllimi i tyre është arsyetimi i qëllimit për të hyrë në një formë të revanshizmit me pushtetin e mëparshëm. “Ata të cilët sot festojnë çlirimin, dëshirojnë që Mali i Zi të kthehet në gjendjen e robërisë së mëparshme të mohimit shtetëror dhe nacional , ashtu siç ka jetuar prej vitit 1918 deri në vitin 1941” , ka theksuar Gjukanoviq për agjencinë Beta dhe transmeton Portali i RTMZ. Ai ka shtuar i vjen mirë që ekzistojnë njerëz të cilët sinqerisht janë të shqetësuar “nga pikëpamja e përgjegjësisë nacionale” për të ardhmen e Malit të Zi dhe të cilët kanë identifikuar “rrezikun nga shkuarja e mëtejme drejtë një shoqërie e cila do të jetë më tepër teokratike e gjithnjë e më pak laike”. Ai i ka hedhur poshtë shkrimet mediatike se në PDS ekzistojnë rryma të buta dhe të forta kur është fjala për reformën e partisë pas zgjedhjeve parlamentare. “Në PDS nuk ekzistojnë rryma të buta dhe të forta dhe as që ka konflikte sa i përket kësaj çështje” .Ai ka shtuar se ekzistojnë vetëm pikëpamje, projeksione dhe pritshmëri të ndryshme. Gjukanoviq ka theksuar se PDS mban një pjesë të përgjegjësisë për forcimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi , por një gjë e tillë nuk ka ndodhur rastësisht, por ka ekzistuar edhe një parahistori. Ai ka shtuar se pas referendumit në vitin 2006 është formuar Këshilli i peshkopëve i cili Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi ia ka dhënë një autonomi të caktuar dhe kjo është “vlerësuar si hap i mirë përpara”. Ai po ashtu ka theksuar se nuk ka dyshim se ligji për lirinë e feve herët apo vonë do të jetë pjesë e rendit juridik të Malit të Zi, duke shtuar se ky ligj është dashtë të miratohet më parë.

Abazoviq – Të shmangemi provokimeve nëse dëshirojmë ti ndihmojmë Qeverisë së re 

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq , ka bërë  apel që të ulen tensionet  duke shtuar se Malin e Zi e pret një vit mjaft i vështirë dhe vendime shumë të rëndësishme. Ai ka theksuar se Qeveria e re përpiqet të jetë sa më efikase dhe se menjëherë e ka filluar punën, gjë që tregon për ekzistimin e një energjie të re. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse festimet të cilat kanë qenë organizuar në disa qytete i sheh si festimin e Qeverisë së re ose si provokime ndaj disa pakicave, Abozoviq ka theksuar se është mirë kur populli gëzohet, por kjo nuk duhet të shfrytëzohet në dëm të dikujt tjetër. Ai u ka bërë apel qytetarëve që maksimalisht të ruajnë dinjitetin dhe të shmangen nga çdo formë e provokimeve nëse dëshirojnë ta ndihmojnë Qeverinë e re. Ai ka theksuar se mbledhja e parë e Qeverisë së re mes tjerash i është kushtuar emërimeve që kanë të bëjnë me komisionet të cilat duhet ta fillojnë punën dhe me emërimin e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.

Titull:  Shënohet ulje e lehtë e rasteve me koronavirus në Mal të Zi

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e koronavirusit e kanë humbur jetën 6 persona dhe janë vërtetuar 591  raste të reja të infeksionit , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se laboratorët e Institutit për shëndetin publik  dhe laboratorët e tjera publike dhe private të cilat bëjnë diagnostikimin e infektimit me koronavirus , deri dje në ora 17 kanë bere analizat e 2086 mostrave. Numri i përgjithshëm i të vdekurve , si pasojë e infektimit me Covid 19, prej fillimit të qershorit është 540, kurse prej fillimit të vitit 549. Deri dje në ora 17, është konfirmuar edhe shërimi I 401 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara , si dhe numrin e personave të shëruar, numri i përgjithshëm aktiv aktual i rasteve me Covid 19 në Mal të Zi është 10 mijë e 552 persona. Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me koronavirus është 39 mijë e 153 persona.

Masa të reja të Ministrisë së Shëndetësisë

Ndalohet qarkullimi prej orës 22 , shitoret do të punojnë deri në ora 20

Ministria e shëndetësisë ka miratuar paketën e re të masave me qëllim të pengimit të përhapjes së pandemisë Covid 19. Këto masa hyjnë në fuqi sonte në mesnatë. Me këto masa ndalohet dalja nga objektet e banimit prej orës 22 deri në ora 5 të mëngjesit të ditës së ardhshme . Objektet e hotelerisë do të punojnë prej orës 7 deri në ora 18, kurse supermarketet dhe qendrat tregtare do të punojnë prej orës 7 deri në ora 20. Ndalohet edhe trafiku ndërurban prej të premtes në ora 22 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit. Gjithnjë mbetet në fuqi bartja e drejtë e maskës dhe ruajta e distancës fizike në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Ndalohen edhe të gjitha tubimet masive sociale, si dhe tubimet në objektet banesore.

 

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera Alibegu Katana

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re