Narendra Modi është politikani më i ndjekur në Twitter në Azi, duke numëruar mbi 37 milionë ndjekës.
Jo vetëm pse kryeministri indian ka 37.5 milionë ndjekës, por ai është edhe politikani më i komentuar në botë- sigurisht, pas Donald Trumpit.
Pas Modit, në vendin e dytë në Azi vjen presidenti i Indonezisë, Joko Widodo me 9.1 milionë ndjekës, thuhet në një njoftim për shtyp nga Twitter.
Por, Modi nuk është i famshëm vetëm në Twitter. Ai është shumë i ndjekur edhe në Facebook, ku numëron 42 milionë ndjekës.
Kështu, ai është shumë aktiv në faqen e rrjeteve sociale, ku shpërndan foto, shpërndan video Live në Facebook dhe gjithashtu bën përpjekje në humor.
Modi është edhe në Instagram, me 10.4 milionë ndjekës. /io/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re