Shënohet një tjetër i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas News24, një pacient 90 vjeç ka humbur jetën sot në spitalin Infektiv. Ministria nuk ka ende njoftim për rastin.

Ndërkohë, pak më herët ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për vdekjen e një 34-vjeçareje nga Librazhdi.

E reja, e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re