Vetën një ditë pasi u bë publik vendimi i ri se nga 15 tetori do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku konsumon diçka, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se zbatimi i rregullave të vendosura do të ulë me 60% rrezikun e infektimit nga koronavirusi.

‘Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin’, thekson ministrja, teksa i bën apel qytetarëve të mos harrojnë distancimin fizik dhe kujdesin për higjienën.

POSTIMI I PLOTE

Masat #antiCOVID; Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin✅

‼️Vendose #maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili #kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19. #BashkëJaDalim

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re