Pas vizitës në Shqipëeri, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, Todd Robinson ka vizituar sot Kosovën.

Ai ka arritur në Kosovë më 20.03.2024 në mëngjes. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar

Lexo edhe :Related Posts

“Mirë se erdhe në Kosovë Ndihmës Sekretar Robinson! Sot në mëngjes, rrugës për në Kosovë, Ndihmës Sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”- thuhet në njoftim.

Zyrtari amerikan u takua sot me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, shefin e policisë, Gazmend Hoxhën si edhe me ambasadorin amerikan në vend, Jeffrey Hovenier.

“M’u bë qejfi që mirëprita ndihmëssekretarin Todd Robinson në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në X.

“Partneriteti dhe Mbështetja e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë”.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re